Holanda kërkon rikthimin e vizave, Hajdari: Shqetësuese, qeveria të reagojë në kohë

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Hajdari: Shqetësuese, qeveria të reagojë në kohë

Një ditë pas votimi "pro" të propozimit të 5 partive të Hollandës, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, ka ardhur reagimi i deputetes së Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hajdri shprehet se ky vendim është shumë shqetësues, por sipas saj mund të parandalohej nëse qeveria shqiptare do të vepronte në kohë. Hajdari i bën thirrje qeverisë që të reagojë në kohë, pasi në të kundërtën, thekson se ky vendim mund të sjellë efekte të tjera zinxhirë.

"Shqetësues vendimi i Parlamentit të Hollandes që i kërkoi qeverisë rikthimin e rregjimit të vizave me Shqipërinë.Parlamenti i Hollandes me një shumicë të pazakontë prej 2/3 (108 Vota Pro, 42 Vota Kundër) ka votuar pro propozimit të 5 partive parlamentare (VVD, CDA, PVV, SP dhe CU) "për rikthimin e rregjimit të vizave për shtetasit Shqiptarë" për shkak të: rritjes së aktiviteteve kriminale nga mafia Shqiptare në Hollandë, zgjerimit të rrjeteve të kontrabandës nga organizatat kriminale si dhe krimi ndërkufitar të cilët keq-përdorin lëvizjen e lirë për arritjen e synimeve të tyre të kundra-ligjshme.

Ky vendim i Parlamentit Hollandez është shënje reale e rrezikut potencial në dëm të proçesit të Integrimit Evropian të Shqipërisë në tërësi dhe për vendim-marrjen e radhës të Këshillit të BE (Vendeve Anëtare) lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Nëse qeveria Shqiptare do të kishte reaguar me përgjegjshmëri në kohë lidhur me situatën shqetësuese që shkaktoi ndërmarrjen e masave nga Parlamenti Hollandez ky vendim mund të parandalohej.

Qëndrimet e qeverisë hollandeze dhe të ministrit të Jashtëm të Hollandës Stef Blok-ut vazhdojnë të jenë mundësi për të parandaluar këtë problem i cili është vërtet shqetësues dhe mund të sjellë efekt zinxhir.

Për këtë qeveria Shqiptare ka detyrë të rrisë seriozitetin/përgjshmërinë e bashkëpunimin me qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese partnere të Hollandes dhe të vendeve të tjera të BE në luftën kundër krimit të organizuar", shkruan Hajdari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/04/2019 13:50

    Holanda të shikoje veset e saj të legalizuar që infekton, dhe të lëri rehat Shqipërinë e mrekullueshme!

    Përgjigju
  • xreport: 17/04/2019 13:27

    sma mbush synin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan