TIRANE- “Konflikti i hapur” mes ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Henk Van den Dool dhe Ekrem Spahisë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komuniteti LGBT kalon kufijtë shqiptarë dhe shkon në Hollandë.
Deputetët e Partisë Liberale demokratike D66 në Holandë i kanë kërkuar ministrit të Jashtëm të Holandës Uri Rosenthal të sqarojë incidentin e ndodhur në Tiranë mes të dërguarit të tyre, ambassadorit Henk van den Dool dhe zv ministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahiu.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nëpërmjet një komunikimi për shtyp arriti deri aty sa të kërkojë largimin e ambasadorit holandez nga Shqipëria, pas deklaratave të tij në “Tonight” të Ilva Tares se “të jesh kundër homoseksualëve është injorancë”
Dy ditë më parë kryeministri Berisha gjatë takimit me Ministrin për Cështjet Evropiane të Danimarkës zotin Nicolai Ëammen u shpreh se deklaratat janë “qendrime krejtësisht personale të zotit Spahia tërësisht të papranueshme e që nuk shprehin qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta”.
Dje ambasadori Van den Dool duke iu përgjigjur sërish Ekrem Spahisë tha se po mbronte vlerat europiane dhe se ndihej i surprizuar që kishte ofenduar Spahinë me këto vlera. Gjithashtu ai u shpreh i habitur që deklaratat e Spahisë nuk vinin nga një njeri I thjeshtë apo politikan I thjeshtë por nga një anëtar qeverie.
Në Holandë partia D66 është në opozitë dhe ka 10 deputetë në Shtëpinë e Përfaqësuesve, 5 në senat dhe 3 deputetë në Parlamentin Europian.
Shkrimi origjinal http://www.dutchnews.nl/news/archives/2012/05/minister_questioned_over_dutch.php
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35