Futbollisti nënkampion bote me kombëtaren e olandës në 2010, Ëesley Sneijder i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij te skuadra e “tulipanëve” që të gjejnë formën e tyre më të mirë kundër Portugalisë dhe të mbajnë gjallë ëndrrën e triumfit në Euro 2012 pavarësisht startit dëshpërues.
“Tulipanët” e drejtuar nga trajneri Bert Van Marwijk rrezikojnë eliminimin e hershëm pas humbjeve nga Danimarka dhe Gjermania në dy ndeshjet e tyre të para në Grupin B, dhe duhet të mposhtin Portugalinë për të pasur gjasa për kualifikimin në çerekfinale, madje dhe kjo mund të mos jetë e mjaftueshme me një kombinim fatkeq golash.
“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi. Ndoshta në ndeshjen e fundit do të ndodhë kjo, pasi e dimë se duhet të fitojmë, dhe do të paraqitemi më mirë. Është gjithçka ose asgjë të dielën kundër skuadrës portugeze. Ne do luajmë shanset tona”, deklaroi Sneijder. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com