Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas

Koalicioni i drejtuar nga Geert Wilders

Në Holandë populisti i djathtë Geert Wilders ia doli të arrijë atë për çfarë ëndërrojnë ekstremistët e djathtë të AfD-së në Gjermani. Wilders mund të krijojë një koalicion me dy parti të djathta dhe një liberaledhe të përcaktojë për herë të parë punët qeveritare.

Para 18 vjetësh Wilders hyri në Parlamentin kombëtar. Zyrtarisht ai ka në partinë e tij "Partia për Lirinë" (PVV) vetëm një anëtar: veten e vet. Të gjithë deputetët e tjerë të PVV-së janë teknicienë dhe të paparti dhe rekrutohen nga vetë Wilders dhe mbështetësit e tij. Pavarësisht shumë humbjeve ndër vite ai e ka bërë popullor programin e tij skeptik ndaj Europës dhe ksenofob. Tani ai ia ka arritur qëllimit. Në zgjedhjet para gjashtë muajsh PVV e Wilders-it doli nga zgjedhjet me gati 24 përqind forca më e madhe politike. Megjithatë Wilders-it iu desh të heqë dorë nga pretendimi i tij për postin e kryeministrit. Wilders në krye të qeverisë do të kishte qenë një kërkesë e pakapërdishme nga partnerët e tjerë të koalicionit, veçanërisht për partinë liberale të djathtë VVD të kryeministrit deri tani në post Mark Rutte.

Katër partitë e koalicionit ranë dakord për krijimin e qeverisë, gjysma e së cilës përbëhet nga politikanë të partive dhe gjysma tjetër nga ekspertë apo teknicienë. Se cili do të jetë kryeministër është ende e paqartë. Grupet parlamentare në dy dhomat e parlamentit duhet të kompozojnë tani përbëbrjen e qeverisë.

"Politika më strikte e azilit në Europë"

Programi i qeverisë, që ka përpiluar koalicioni populist i djathtë nën drejtimin e Geert Wilders, përcakton që "Holanda në strukturë duhet të bëjë pjesë në grupin e atyre vendeve anëtare të BE-së që kanë rregulloret më rigoroze të pranimit", thuhet në marrëveshjen e koalicionit. Një kthesë radikale në politikën e azilit dhe migracionit është në plan, sepse duhet të ulet ndjeshëm numri i mbërritjeve të azilkërkuesve, parashikon programi. "Ne do të kemi politikën më strikte të të gjitha kohërave për azilin", deklaroi Wilders (16.05.2024). Duke iu referuar kritikave, se migrantët marrin ndihma të mëdha sociale, ai tha, se njerëzit pa të drejtë qendrimi duhet të kthehen edhe me forcë: "Holandezët janë në plan të parë".

Kufizimi i shpejtësisë në 100 km/h duhet të shfuqizohet. Ky kufizim shpejtësie si masë për mbrojtjen e klimës është aplikuar në vitin 2020 dhe tani limiti do të rritet në 130 km/h.

Bujqve gjithashtu do t'u bëhen lehtësime sa u përket kufizimeve të deritanishme lidhur me mjedisin. Media publike duhet të kursejë, nëpunësit duhet të pakësohen. Koalicioni i Wilder-it do të investojë për ndërtimin e banesave dhe të dy centraleve bërthamore.  Kërkesa e mëparshme e PVV për refernedum për daljen e Holandës nga BE nuk është përfshirë në marrëveshsjen e koalicionit. Por e sigurtë është që qeveria e re do të jetë kritike ndaj zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Holanda është vendi i tretë me pagesat më të mëdha neto në arkën e BE-së pas Gjermanisë dhe Francës.

Objektivi tjetër: Europa

Me qeverinë e re Geert Wilders mund të hyjë me më shumë hov në fushatën elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Në sondazhe partia e tij për zgjedhjet europiane nga 6 deri më 9 qershor renditet e para me 22 përqind. Në Parlamentin Europian PVV e Wilders-it do të bashkohej me grupin e ekstremit të djathtë "ID", ku bën pjesë edhe aleatja e Wilders-it  Marine Le Pen me "Rassemblement national" nga Franca, populistët e djathtë të FPÖ nga Austria dhe AfD e Gjermanisë. Të katërta këto parti kryesojnë në vendet e tyre në sondazhet për garën elektorale për Parlamentin Europian. Ky grup partish e refuzon kursin e BE-së kundër Rusisë dhe angazhohet për një rrugë më miqësore ndaj Kinës./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion