Një prej prototipëve të parë në botë të "ambulancës dron", në gjendje për të transportuar një defibrilator në një kohë rekord për viktimat me arrest kardiak, u bë publik sot në Universitetin e Delftit.

I pajisur me gjashtë helika duke arritur deri në 100 kilometra në orë dhe transportuar një ngarkesë prej katër kilogramësh, prototipi do të drejtohet në mënyrë të pavarur duke lokalizuar origjinën e një kërkese urgjente dhe duke përdorur të dhënat e GPS.

"Rreth 800 000 persona përsojnë një arrest kardiak çdo vit në Bashkimin Evropian dhe vetëm tetë për qind prej tyre mbijetojnë", theksoi Alec Mormont, 23 vjeç, studenti belg i inxhinierisë që zhvilloi sistemin, në një komunikatë.

"Arsye kryesore është koha relativisht e gjatë për shërbimet e shpëtimit për të shkuar në vend, rreth 10 minuta, ndërkohë që vdekja në këto lloj situatash ndodh pas katër-gjashtë minutash", shtoi ai.

Sipas Mormont, "ambulanca dron" do tëmund të dërgojë një defribrilator në një minutë në një zonë prej 12 kilometra katrorë duke rritur mundësitë për mbijetësë nga tetë për qind në 80 për qind.

ATSH