HOLANDË – Rutte: Identifikimi i trupave të ”Malaysia Airlines” kërkon shumë kohë

HAGË, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Për identifikimi e trupave që u zhdukën nga rrëzimi i avionit malajzian mbi Ukrainën Lindore javën e kaluar, mund të duhen muaj të tërë kohë, deklaroi sot kryeministri holandez Mark Rutte. "Trupat e parë nga fluturimi MSH-17 do të arrijnë në Holandë të mërkurën", theksoi ai. Nga 298 pasagjerë, 193 ishin shtetas holandezë, ku shumica nga ta ishin fëmijë. Ambasadori holandez në BE, Pieter De Gooijer tha se në Holandë "dhimbja është duke u shndërruar në zemërim" pasi, siç raportojnë edhe agjencitë e lajmeve, plaçkitësit kanë grabitur unaza martese dhe gjëra të tjera personale të pasagjerëve. "Trajtimi fillestar në zonën e fatkeqësisë nga separatistët proruse, menjëherë pas pasojave të rrëzimit, kanë qenë i papranueshëm", tha i dërguari i Komisionit Parlamentar Evropian. "BE-ja është e vendosur të veprojë brenda disa ditësh përmes masave shtesë kundër Rusisë nëse nuk bashkëpunojnë me hetuesit ndërkombëtarë", shtoi ambasadori holandez, Pieter De Gooijer./ /l.q/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)