Rreth 1500 kg kokainë janë sekuestruar dhe 5 persona u arrestuan si të dyshuar gjatë një operacioni policor në portin e Roterdamit në Holandë. Pesë të dyshuarit janë nga Franca, Turqia, Shqipëria dhe 2 nga Kosova. Shqiptarët e arrestuar janë një 43-vjeçar nga Lushnja dhe dy nga Kosova, 33-vjeçar nga Peja dhe një 35-vjeçar nga Mirusha.

Sipas mediave vendase, brenda dy kontejnerëve të mbërritur nga Brazili është gjetur 1459 kg kokainë e pastër me një vlerë rreth 60 deri në 80 milionë euro. Ndërkaq, dyshohet se të arrestuarit ishin duke pritur mbërritjen e ngarkesës.

Pavarësisht sasisë së sekuestruar të kokainës, policia shprehet se ky operacion nuk është kapja më e madhe që është bërë ndonjëherë në Roterdam. Rekordi mësohet të jetë 1,815 kilogram. Rreth 34,000 kilogramë kokainë janë arritur të kapen në Roterdam gjatë gjithë vitit të kaluar.