'Holi', beteja pa viktima (VIDEO)

Kanë nisur në rajonin Braj të Indisë, festimet 16 ditore të “Holi”, Festivali i Pranverës, i njohur edhe si festivali i ngjyrave, pjellorisë dhe dashurisë, dita e triumfit të së mirës kundrejt së keqes, ku në mënyrë organike bëhesh pjesë e një beteje pa viktima. Koha e festimeve të “Holi”-t është e sinkronizuar me hënën, që do të thotë se data e festimeve ndryshon nga viti në vit. Gjatë ditëve të festivalit, rrugët kthehen në sheshe lojërash ku njerëzit e të gjitha besimeve dalin për të luajtur dhe spërkatur njëri tjetrin me ngjyrat e pranverës, në një “luftë” ku mbizotëron dashuria dhe buzëqeshja.

Në “Holi”, njerëzit kanë zgjedhur ngjyrat për të festuar, jo vetëm pse ato fshehin një legjendë rreth zotit të tyre Krishna, por dhe se në festimet hindu “Holi” është pjesë e traditës sekulare që bazohet në mitologji të ndryshme, përfshi dhe djegien e djallit Holika. Festimet për “Holi”-n në Indi, arrijnë përmasa të mëdha, pasi atë ditë zbuten barrierat sociale dhe njerëz të të gjitha moshave, gjinive, kastave dhe shtresave sociale mblidhen për tu dëfryer. “Holi” pritet me entuziazëm jo vetëm nga komuniteti hindu, por nga të gjithë dhe në mbarë botën.

Festa fillon me fishekzjarre dhe lutje, pastaj vazhdon me “Ditën Holi”, ku njerëzit i hedhin ngjyra pluhur dhe lëng njëri-tjetrit. E njohur në të gjithë botën si një prej festivaleve me antik, festimet e “Holi”-t paralajmërojnë se ka ardhur koha për tu zhveshur nga trishtimi i dimrit dhe për të pritur me ngjyra dhe muzikë ardhjen e pranverës. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi