Sulmuesi i Manchester Cityt Sergio Aguero, është aksidentuar gjatë ditës së sotme në Amsterdam të Hollandës.

Argjentianasi po udhëtonte me taksi drejt aeroportit, ndërsa kishte marrë pjesë në një koncert të këngëtarit kolumbian Maluma.

Taksisti që po drejtonte mjetin, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë.

Mediat raportojnë se ishte rripi i sigruimit që i ka shpëtuar jetën  futbollistit.

Pas aksidentit Aguero është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet se lojtari i Manchester Cityt, ka pësuar fraktura në brinjë dhe do të qendrojë larg fushave për të paktën dy muaj.

Gjithashtu dhe me kombëtaren e Argjentinës  nuk do të jetë pjesë në dy ndeshjet ndaj Ekuadorit dhe Perusë, ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

[gallery]24076[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com