HOLLANDE- Parlamenti i Hollandës i ka thënë “Jo” dhënies së statusit kandidat të Shqipërsië për në BE. Ministri i Punëve të Jashtme hollandez, Frans Timmermans tha se “është ende herët për të dhënë statusin”, por shtoi se nuk do të bënte “punën e pistë” të vendeve të tjera europiane duke dalë hapur kundër statusit kandidat të Shqipërisë.
 
Timmermans tha se do të kërkonte aleatë të tjerë europianë për të mbështetur pozitën e tij, pasi për momentin Hollanda është vendi i vetëm kundër dhënies së statusit.
 
Sipas qeverisë hollandeze, Shqipëria arriti të përmbushte detyrimet politike, por ende nuk i ka implementuar të gjitha. Nëse vendi do të jetë gati nga mesi i vitit 2014, atëherë nuk do të ketë ndonjë arsye përse mos t’i jepet statusi.
 
Në fund të muajit dhjetor kryetarët e shteteve anëtare të BE-së do të vendosin nëse Shqipëria do ta marrë apo jo, statusin e vendit kandidat për në BE.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)