Presidenti francez, François Hollande, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilit i shprehu shqetsimet e tij për sa i përket prespektivës për një mision rus të njëanshëm në territorin ukrainas, njoftoi Elysée-ja

Gjatë bisedës, Hollande shprehu shqetësimin e tij edhe për zhvillimin e situatës në lindje të Ukrainës.

"Hollande insistoi mbi faktin se një operacion humanitar mund të ndërhyjë në territor ukrainas vetëm në marrëveshje me autoritetet kombëtare ukrainase, si mbi formën dhe mbi modalitetet e zhvillimit të tij", theksoi presidenca franceze në një komunikatë.

Një karvan humanitar rus me 280 kamionë është nisur sot drejt Ukrainës për t'i dërguar ndihmë popullsisë që është viktimë e luftimeve në lindje të vendit, sipas medias ruse, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore kundrejt çdolloj ndërhyrje të njëanshme ruse në territorin e fqinjit të saj./ATSH/