Hollande: Loredana le të kthehet
15-vjeçarja rome: Je pa zemër!

Hollande: Loredana le të kthehet<br />15-vjeçarja rome: Je pa zemër!
PARIS - "Nëse do të dojë të vazhdojë shkollën në Francë, atëherë mund ta bëjë", ka deklaruar presidenti francez, François Hollande në lidhje me rastin e Leonardës, 15-vjeçares rome, e cila u dëbua pak ditë më parë nga Franca bashkë me familjen për shkak se iu refuzua azili poltik.

Por, nga ana tjetër, Hollande ka shtuar se nëse vajza do të bëjë kërkesë, atëherë e drejta e qëndrimit në Francë do t’i jepet vetëm asaj dhe jo gjithë familjes së saj, duke theksuar edhe korrektësinë e procedurave në dëbimin e familjes nga Franca në Kosovë.

loredana dibrani

Por ka reaguar menjëherë 15-vjeçarja, e cila e ka refuzuar ftesën: “Nuk kthehem në Francë vetëm. Nuk do ta braktis familjen time". “Ai është njeri pa zemër”, ka thënë vajza, duke shtuar se “unë kam dhe motra dhe vëllezër që duhet të shkojnë në shkollë”.

Ndërkohë në Francë dy ditë më parë pati protesta masive nga studentët për dëbimin dhe mënyrën e trajtimit që i është bërë 15-vjeçares, Leonarda Dibrani, e cila është dëbuar   në prani të nxënësve të tjerë të klasës nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

loredana dibrani

Babai i Leonarda Dibranit, vajzës e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë, ka deklaruar për Associated Press, se pretendimi që janë nga Kosova nuk është i vërtetë, dhe se ishte bërë me qëllim që të nxisnin më shumë keqardhje dhe të mund të mernin azil politik.

Duke prezantuar kopje të ceritifikatave të lindjes, ai ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, por më pas është shpërngulur në Itali, ku kanë lindur të gjithë fëmijët e tij, të cilët nuk kanë shtetësi italiane. 

loredana

(

(Në foto: Nga protesta e studentëve francezë për dëbimin e kosovares Dibrani dhe armenit Katchihik).

Ai besonte se në Francë kishte gjasa për jetë më të mirë prandaj ishte shpërngulur aty nga Italia.  “Ne thamë se jemi nga Kosova, në mënyrë që t’i merrnim dokumentet”, është shprehur Dibrani. “Po të kishim thënë se jemi nga Italia, Franca do të na kishte kthyer aty”.

Aktivistët që kanë punuar me këtë familje, thonë se ata e lanë Kosovën për shkak të diskriminimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin