/ATSH-AFP/ - François Hollande mbrojti sot lirinë e shprehues, një ndër vlerat e Francës, një ditë pas manifestimeve të dhunshme në disa vende për të dënuar karikaturat e profetit Muhamed të publikuara në numrin e fundit të revistës satirike Charlie Hebdo.

"Franca ka parime dhe vlera dhe ndër to, veçanërisht lirinë e shprehjes", theksoi presidenti francez, duke shtuar se « këto vende, i kemi mbështetur në luftën kundër terrorizmit".
I pyetur nga gazetarët për flamujt francezë të djegur gjatë manifestimeve në disa vende, kryesisht në Afrikë, François Hollande u përgjigj: "nuk kemi mbaruar me këto sjellje, duhet t'i ndëshkojmë, sepse kur ato ndodhin në Francë, janë të papranueshme, por është e njëjta gjë edhe kur ndodhin në vende tëtjera".

Presidenti i Republikës ndodhej për vizitë në qytetin Tulle (në qendër te Francës) ku ka qenë i zgjedhur si deputet, për t'u shprehur banorëve të rrethit urimet për vitin e Ri, një javë pas atentateve xhihadiste që shkaktuan 17 të vdekur në Paris.

"Mendoj se këto vende, nuk mund ta kuptojnë se çfarë është liria e të shprehurit, sepse nuk e kanë patur atë. Por, këto vende, ne i kemi mbështetur në luftën kundër terrorizmit, dhe unë vazhdoj të jem përkrah tyre, por në të njëjtën kohë, Franca ka parime dhe vlera dhe kryeishst lirinë e shprehjes", shtoi ai.

Manifestime të mëdha dhe të dhunshme janë zhvilluar në disa vende si Pakistani, Mali, Nigeri (ku pati 4 të vdekur dhe 45 të plagosur në Zinder, qyteti i dytë më i madh i vendit), Algjeri apo Senegal për të dënuar publikimin në faqen e parë të revistës Charlie Hebdo, në numrin e parë pas atentateve, të një karikature të profetit Muhamee.