GREQI - François Hollande, i cili është takuar me kryeministrin grek Antonis Samaras në një konferencë shtypi tha se sakrificat e grekëve kanë qenë të dhimbshme.

“Unë kam ardhur në Athinë për të shprehur ndihmën tonë për të bashkëpunuar në fushën e ekonomisë dhe që Greqia duhet të ecë me gjithë Evropën”, - u shpreh ai.

Ndërsa kryeminsitri Samaras tha se ai e informoi presidentin francez mbi progresin e bërë në luftën e defiçitit, ndryshimet strukturore dhe mbi papunësinë.

Nga ana e tij, François Holland theksoi se Greqia është një vend, që ka qenë gjithmonë në anën e Francës dhe shprehu respektin e tij për sakrificat e popullit grek, duke folur në lidhje me hapat e nevojshme për të zhvilluar ekonominë.


Presidenti francez foli edhe për mundësitë e investimeve franceze në energji, transport, ndërtim, mbrojtjen, menaxhimin e ujit dhe interesit të vendit për programin e privatizimit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)