Holokausti, Topalli: Jemi
krenarë me gjyshërit tanë
Parlamenti shqiptar u mblodh pasditen e sotme në një seancë plenare “për të kujtuar aftësinë e njeriut për të bërë keq”, siç tha kryetarja Jozefina Topalli duke iu referuar Holokaustit. Por, “sot do të dëgjoni edhe historinë e së kundërtës, aftësinë e njeriut për të bërë mirë”, tha ajo. “Pakush në botë di që në Shqipëri numri i hebrenjve pas luftës së dytë botërore ishte më i madh se para luftës. Pakkush e di që jemi i vetmi vend që nuk lejuam atë barbari”, tha Topalli.
TIRANE – Parlamenti shqiptar u mblodh pasditen e sotme në një seancë plenare “për të kujtuar aftësinë e njeriut për të bërë keq”, siç tha kryetarja Jozefina Topalli duke iu referuar Holokaustit. Por, “sot do të dëgjoni edhe historinë e së kundërtës, aftësinë e njeriut për të bërë mirë”, tha ajo.
“Pakkush në botë di që në Shqipëri numri i hebrenjve pas luftës së dytë botërore ishte më i madh se para luftës. Pakush e di që jemi i vetmi vend që nuk lejuam atë barbari”, tha Topalli. Ne shqiptarët më shumë se kushdo tjetër në botë kemi arsye të krenohemi me prindërit dhe gjyshërit tanë”, tha kryetarja e Parlamentit.
Ndërsa Kryeministri Berisha tha se “Holokausti është akti më barbar në historinë e njerëzimit. Javën e pata rastin të vizitoj muzeun e Holokaustit. E para gjë që mund të më vinte ndërmend mua ishte se diktaturat janë të këqiat më të mëdha të kësaj toke. Holokausti, kjo barbari që filloi në vitin ‘33 e vazhdoi deri në ‘45, vërtetë pati në bazë doktrinën monstruoze të epërsisë racore ariane, por nuk do të mund të ishte kurrë i këtyre përmasave pa një indiferencë të madhe të pafalshme të burrave të grave që mbase edhe në shpirtin e tyre, jo që s’e donin, por e urrenin ndoshta nazizmin. Holokausti nuk mund të ndodhte kurrë në ato përmasa nëqoftëse fqinjët shekullorë nuk do të ushqenin makinerinë naziste të vdekjes me spiunet e qenieve të pafajshme”, tha Kryeministri gjatë fjalës së tij.
“Mbreti Zog – shtoi Berisha - bëri aq sa mund të bënte mbreti i vendit më të varfër të Europës në shpëtim të hebrenjve. Sot përulemi para burrave, grave në qytetet e fshatrat e Shqipërisë që u dëshmuan para mbarë botës si zotërit më të mirë të shtëpive në planet. Ata i lanë kombit një trashëgimi të jashtëzakonshme”.
Berisha foli për një ditë “nderimi për gjithë autoritetet shqiptare, që në kohë okupacioni nuk pranuan një marrëveshje me nazistët për dorëzimin e hebrenjve”.
(im/ep/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 07:45
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor, 07:31
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04