Holta Kolaneci-Fatmës dhe Aulonës
Ju nuk jeni për t'u shitur si Simone

Holta Kolaneci-Fatmës dhe Aulonës<br />Ju nuk jeni për t'u shitur si Simone
Simone Pigliacelli është balerini italian që u bë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet spektaklit "Dancing With The Stars". Figura e tij u 'gdhend' edhe më shumë në memorien e shqiptarëve, falë lidhjes së dashurisë që krijoi me ish-Miss Universe Albania, Agnesa Vuthaj, gjatë pjesëmarrjes së saj në garën e kërcimit.

Tani balerini italian është transferuar nga ekrani i Vizion+, në skenën e "Dance With Me" në televizionin Klan. Këtë lëvizje të tij nuk mund të mos e komentonin dy 'ndrikullat thumbuese', Fatma dhe Aulona.

Kjo e fundit ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një status ku e identifikonte Simonen si 'balerinin e 'Dancing With The Stars", dhe pavarësisht vendeve ku mund të shkojë, ai do të mbesë Simone i DWTS'.

Kjo deklaratë e Aulonës u mbështet edhe nga mikesha e njëkohësisht kolegia e saj Fatma: "Ja kur te fillojme dhe ne aty se Holta Kolaneci e ka doren e mbare", komentoi Fatma duke ftuar në bashkëbisedim edhe producenten e "DWTS".

Producentja nuk ka vonuar përgjigjen e saj dhe mes të qeshurave të sforcuara të tipit "qesh me buzë e plas me zemër', i tha dy gazetareve, 'se ndryshe nga Simone ato nuk janë për t'u shitur'. Haxhialiu ka vijuar më pas të 'krehë me komplimente' Holtën: "Vallahi pas teje nuk te ble dot kush o shpirto,thjesht falesh",- përfundoi ajo.
AULONA
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi