KORÇË - Ambasadorja gjermane në Shqipëri. Carola Holtkemper kritikon politikën shqiptare se abuzon me afatet me reformat. Gjatë një takimi me studentë të universitetit “Andon Zako Çajupi” diplomatja gjermane ka deklaruar se nuk do të ketë më shtyrje afati për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.
“Duke qenë se nesër përfundon afati është fatkeqësi që politika shqiptare s’ka ende asnjë rezultat. Ata kanë treguar se kur duan i zgjidhin çështjet brenda afateve. Afatet janë shtyrë dy herë, por tani nuk do të ketë më shtyrje”, tha Holtkemper.
Sa i takon numëmrimit elekronik, ajo deklaroi se për nuk ka rëndësi se si votohet apo monitorohet. Por, sipas saj mjafton të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Holtkemper përsëriti se presidenti i ri duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës dhe me cilësitë e saktësuara prej saj.

(aq/shqiptarja.com)