Në Muzeun Kombëtar u mbajtën homazhet në nderim të akorit të humorit shqiptarë, Met Bega, i cili u nda nga jeta pasditen e djeshme, në moshën 69-vjeçare. Familiarw, miq, figura të shquara të artit, por edhe të politikës shqiptare morën pjesë në homazhet, duke përcjëll kështu drejt banesës së fundit ikonën e humorit shqiptarë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pasi ka kryer homazhet, në një prononcim për mediat ka vlerësuar figurën e Met Begës duke e quajtur atë një nga artistët më të mëdhenj, një ikonë të humorit shqiptarë. “Do të mbetet gjithmonë në skenën shqiptare”, është shprehur Kumbaro.
Duke folur për periudhën dhe realitetin e vështirë shqiptarë në të cilin Met Bega, por dhe artistë të tjerë shqiptarë kanë jetuar dhe kanë ushtruar profesionin e tyre, ministrja Kumbaro u shpreh se shumë artistë mes tyre edhe i madhi Met Bega, kanë jetuar plagën e madhe të tranzicionit në shqipëri, i cili u tregua shumë i ashpër me ta.
Homazet kanë nisur në orën 11:00, në ambjentet e Muzeut kombëtarë dhe kanë vijuar deri në orën 13:00.
/Shqiptarja.com

FOTO