Homazhe në nderim të violinistit
Ibrahim Madhi në Akademinë e Arteve

Homazhe në nderim të violinistit<br />Ibrahim Madhi në Akademinë e Arteve
TIRANË- Mes nderimeve dhe dhimbjes po përcillet sot për në banesën e fundit mjeshtri shqiptar i violinës, Ibrahim Madhi.

Familjarë, miq, kolegë por dhe figura të artit dhe politikës ishin të pranishëm sot në Akademinë e Arteve për t’i bërë homazhet e fundit.

“Shpreh solidaritetin më të madh për familjen dhe kolegët. Talente të tilla, në sajë të kontributit dhe veprës së tyre mbeten pika të konsiderueshme referimi edhe për të ardhmen”, u shpreh mes të tjerave kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë homazheve për nder të Madhit, në Akademinë e Arteve.

“Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për këto figura se nuk janë figura të zakonshme dhe në fund të fundit trashëgimia kulturore e dimë që nuk ka çmim e vlerë”, vijoi Meta.

Violinisti i njohur, Ibrahim Madhi ndërroi jetë dje në moshën 68-vjeçare, rreth orës 14:00, pas një sëmundjeje të rëndë.
 
Ai ka ushtruar edhe profesionin e profesorit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Profesor Ibrahim Madhi ka qenë ish-drejtues i Universitetit të Arteve dhe ish-deputet ne Kuvendin Popullor. Me një karrierë 50-vjeçare, ai është nderuar me çmimin “Artist i Popullit” në vitin 1999.
 
Homazhet për Madhin u bënë sot në Universitetin e Arteve nga ora 12.00 deri në orën 13.00.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane