AUSTRALI - Qindra buqeta me lule kanë mbuluar sheshin pranë lokalit në Sidnei ku u mbajtën peng mbi 40 persona për rreth 16 orë, dhe humbën jetën 2 njerëz bashkë me pengmarrësin.

Qytetarët kanë nderuar me homazhe viktimat e kësaj ngjarje që tronditi jo vetëm Australinë por gjithë botën. Viktimat janë identifikuar; menaxheri i kafenesë Tori Johnson 34 vjeç, dhe avokatja Katrina Dawson, 38 vjeçe, të cilët ishin mes personave të marrë peng dhe u vranë gjatë ndërhyrjes së policisë për kapjen e pengmarrësit. 

Policia nga ana e saj po heton mbi këtë ngjarje për të zbuluar motivet e pengmarrësit, që u identifikua si Man Haron Monis, një refugjat Iranian me të kaluar kriminale dhe ekstremist.

australi

Kryeministri i Australisë Tony Abbott tha lidhur me këtë ngjarje tronditëse se ishte një incident tepër shqetësues dhe se shumë njerëz të pafajshëm u vunë përballë një akti terrorist. Abbott tha se ende nuk dihen shumë informacione mbi pengmarrësit, përveç faktit që ishte një kriminel. Zyrtarët policorë nga ana tjetër nuk sqarojnë nëse viktimat janë vrarë nga pengmarrësi apo gjatë aksionit policor, duke komentuar vetëm se “ishin dëgjuar të shtëna dhe duhej ndërmarrë një aksion i menjëhershëm”.

australi

australi

australi

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)