VLORE - “Fëmijët tanë janë vrarë në mes të detit me plumba dhe qeveria e asaj kohe e dinte këtë, ndaj trupat e tyre ende nuk janë gjetur”. Akuza është ripërsëritur nga familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit, të cilët kryen homazhe për të afërmit e tyre në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ata pohojnë se kanë besim se qeveria e re që kryesohet nga Edi Rama, do të punojë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndërkohë në ditë më parë në Shkodër, teksa përkujtonin 11-vjetorin e kësaj tragjedie, familjarët hodhën akuza karshi organeve ligjzbatuese për moszbardhje të kësaj ngjarjeje të rëndë ku humbën jetën 28 veta, ndërsa 8 trupa janë ende të zhdukur.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO