Homazhe për viktimat e "Charlie
Hebdo" Hollande: Nuk gjunjëzohemi

Homazhe për viktimat e Hebdo" Hollande: Nuk gjunjëzohemi">
PARIS - Franca dhe Izraeli kanë zhvilluar paralelisht homazhe për disa prej viktimave terroriste të javës së kaluar në Paris. Presidenti François Hollande premtoi se vendi i tij kurrë nuk do të gjunjëzohet përpara terrorit, ndërsa nderoi me dekoratën më të lartë të nderit “Legion D’Honneur” në mjediset e prefekturës së kryeqytetit francez 3 oficerët e policisë që humbën jetën gjatë sulmit në “Charlie Hebdo”.
 
“Franca jonë e madhe dhe e bukur kurrë nuk do të thyhet, por do t’i bëjë ballë kërcënimit që është prezent ende atje, brenda dhe jashtë saj”. tha Hollande
 
homazhet france

Në të njëjtën kohë, trupat e 4 burrave, të gjithë hebrenj francezë u dërguan në aeroportin izraelit, përpara se një rrjet ambulancash të sillnin trupat e tyre që u pritën nga turma të mëdha njerzish në Jeruzalem. Atyre iu bashkuan me qindra njerëz të tjerë, shumë prej të cilëve kanë udhëtuar nga Franca për të mbajtur zi për viktimat e sulmit vdekjeprurës të komunitetit hebre. Netanyahu bëri thirrje për një përgjigje të unifikuar ndaj sulmeve terrroriste të javës së kaluar.
 
“Këto nuk janë vetëm armiqtë e Izraelit, ata janë armiq të botës dhe ka ardhur koha që të gjithë popujt e civilizuar të bëhen bashkë për të çrrënjosur këto armiq që janë mes nesh.” u shpreh Netanyahu
 
Franca vijon të jetë e mobilizuar në forcimin e sigurisë, operacionin më të madh ndonjëherë në Francë. Policia thotë se është ende në kërkim të Hayat Boumeddiene, e filmuar duke udhëtuar në aeroportin e Turqisë para se të ndodhte sulmi. Në kërkim janë dhe 6 persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e ndodhura në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona. Sipas mediave policia po kërkon 6 terroristë islamikë të arratisur dhe nga hetimet ka rezultuar se këta kanë gisht në sulme.

homazhet france
homazhet france
homazhet france


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë

Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë