Eshtë përcjellë sot për në banesën e fundit komandanti i vrarë i FNSH-së Shkodër.Pas homazheve në nder të Simon Gjetës mes shumë krerëve të politikës shqiptare kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet ngushëllimit  tha edhe se” rënia e tij në krye të detyrës na kujton edhe një herë për rrezikun e përditshëm dhe përorëshëm me të cilin përballen forcat e rendit, efektivët e Policisë së Shtetit për të siguruar rend, ligj dhe siguri për çdo qytetar.”
 
Basha nuk ka lënbë pa shprehur përkrahjen e Partisë së tij për policinë e shtetit si dhe  rikthimin e drejtimit politik të Ministrisë së Brëndshme me parametrat që meriton
 
“Unë dua ti siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit që unë personalisht dhe Partia Demokarike, kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krah tyre në përballjen dhëmb për dhëmb me krimin ordiner dhe me krimin e organizuar. Zotimi im në një ditë si kjo, që qofshin sa më të pakta, është rikthimi i drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët që ditë për ditë gjenden në vijën e zjarrit me krimin dhe kriminelët. Shkëputja totale e çdo lidhje kriminale me kupolën drejtuese të Ministrisë së Brendshme, dhënia e një modeli europian të përkushtuar ashtu siç e meritojnë efektivat tanë, ashtu siç e meritojnë të gjithë ata që i shërbejnë ligjit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve.”-tha Basha

Kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që humbi jetën në një aksion për kapjen e autorit të një plagosjeje, do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve krah një tjetër heroi që dha jetën në krye të detyrës, specialit të RENEA-s Ibrahim Basha 
 
 
Ja prononcimi i plotë i kreut të PD
Ngushëllimet e mia dhe të Partisë Demokratike familjes Gjeta për humbjen e Simonit, kryefamiljarit, birit.
Ngushëllimet e mia po kështu kolegëve të tij të cilëve u shërbeu si drejtues i grupit të FNSH-së Shkodër. Tronditja e thellë që ndjejmë me humbjen e nënkomisar Simon

Gjetës, rënia e tij në krye të detyrës na kujton edhe një herë për rrezikun e përditshëm dhe përorëshëm me të cilin përballen forcat e rendit, efektivët e Policisë së Shtetit për të siguruar rend, ligj dhe siguri për çdo qytetar.

Sakrifica e tyre e cila jo rrallë herë i kërkon të përballen edhe me rrezikun për jetën siç ishte rasti i operacionit të fundit që mori jetën e nënkomisar Simon Gjetës, është një burim reflektimi dhe mbështetje të madhe qytetare dhe politike për punonjësit e policisë dhe në radhë të parë një kushtrim për pastërtinë totale të duarve dhe mendjeve politike që drejtojnë Policinë e Shtetit.
 
Unë dua ti siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit që unë personalisht dhe Partia Demokarike, kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krah tyre në përballjen dhëmb për dhëmb me krimin ordiner dhe me krimin e organizuar.

Zotimi im në një ditë si kjo, që qofshin sa më të pakta, është rikthimi i drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët që ditë për ditë gjenden në vijën e zjarrit me krimin dhe kriminelët. Shkëputja totale e çdo lidhje kriminale me kupolën drejtuese të Ministrisë së Brendshme, dhënia e një modeli europian të përkushtuar ashtu siç e meritojnë efektivat tanë, ashtu siç e meritojnë të gjithë ata që i shërbejnë ligjit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
 
 U prehtë në paqe komandant Simon Gjeta!
Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe kolegët e tij!

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.,com)