I vetmi i mbijetuar nga familja Cara në Thumanë, Alberti niset për mjekim të specializuar në Itali (VIDEO)

TIRANË - Teksa familjarët e tij, gruaja dy djemtë, vajza, e fejuara e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj përcillen për në banesën e fundit në Thumanë, i vetmi i mbijetuar i familjes Cara Alberti, është nisur me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali. 

54-vjeçari nga Thumana që ka humbur familjen në tragjedi do të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.  Vlerësimi u bë nga ekipi mjekësor Italian dhe shqiptar të cilët morën vendimin për transportin e 55-vjeçarit.

Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu ndoqën nga afër transferimit e Albertit nga spitali i Traumës në aeroportin e Rinasit. Qeveria italiane, nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e dy të mbijetuarve. 

Dy ditë më parë u transportua drejt Italisë Marlin Shkodra, 30 vjeçari i mbijetuar nga tragjedia e ndodhur në Durrës, i cili po merr trajtim të specializuar në Bari të Italisë.

Nga ana tjetër në vendin tonë jo vetëm në spitale por edhe në qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti dhe në qendrat e emergjencës janë në gadishmëri dhe po ofrojnë kujdes shëndetësor.

VIDEO/Momenti kur Albert Cara u nxorr nga rrënojat

Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë për familjen Cara e cila u shuan nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë të Fushë-Krujës.

Lëkundjeve të tmerrshme sizmike 6.4 ballë i shpëtuan vetëm vëllai i tij, Albert dhe vajza e xhaxhait, Lindita Cara. Nusja e vëllait me tre fëmijët e të fejuarën e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike, nën rrënojat e një prej tre pallateve që u shembën totalisht në Thumanë. 

Alberti humbi bashkëshorten Fatmirën, vajzën Erisa, djalin Hasan, Almirin dhe të fejuarën e tij Stela. Nën rrënoja mbetën të pajeta edhe Anthi Cara, nusja e xhaxhait të Alberit, dhe mbesa e saj Sadajana. Lindita Cara, vajza e xhaxhait të Albert Carës (nëna e Sadajanës) u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja.

Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.Xhaxhai i Albert Carës ishte ndarë më herët nga jeta për shkaqe natyrale. Nga Tirana dhe Greqia erdhën në Thumanë për të kërkuar nënën, motrën e tyre dhe mbesën, dhe dy vëllezërit e Lindita Carës. Teksa ajo ishte ende nën rrënoja dhe kishte dhënë shenja jete duke komunikuar me ekipet e shpëtimit, një prej vëllezërve të saj, me një kovë në kokë, u fut mes rrënojave për të kërkuar. Dëgjonte vetëm zërin e motrës së tij ndërsa nëna dhe mbesa nuk i jepnin asnjë shenjë jete.

Familja Cara

Ndërkohë Stela do të prehet në Korçë pranë familjes, ndërsa dy vite më parë kishte humbur edhe babain.

Transportimi me avion i Albert Cares drejt Italise

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja