TIRANE - 8 anëtarë të familjes Lala u shuan nën rrënojat e vilës së tyre katër katëshe në zonën e ish-kënetës në Durrës. Familja me origjinë nga Peshkopia do të përcillet në banesën e fundit në qytetin e Durrësit të premten në orën 11:00. Lalajt ishin një nga familjet që pësuan goditjen më të fortë të tërmetit me jetë të humbura. Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër.Vila ku jetonin bashkë familjet e tre vëllezërve u kthye në mort, pasi u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkëshorti i Marjeta Lalës që humbi të katërt fëmijët ishte në Itali, ashtu edhe vëllai tjetër i cili në këtë tragjedi humbi vajzën, Griselda Lalën, 22-vjeç. I vetmi që doli gjallë nga rrënojat ishte Ramë Lala 17 vjeç. Nëna e tij nuk ndodhej në banesë pasi natën e tërmetit ishte tek motra e saj në Tiranë. Video e shpëtimit të Ramë Lalës përcolli mjaft emocion teksa ai u duatrokit nga ekipet e shpëtimit, teksa nëna mallëngjehej nga mrekullia që djali i saj doli i gjallë. Jetën e Ramë Lalës, e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaftë hapësirë sa për t'i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës.
Nga familja e 17-vjeçarit nën rrënoja janë gjetur të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Enis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç. E ndjera u gjet e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. E pajetë u nxor edhe Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala.
VIKTIMAT
Sahadete Lala 79 vjeç - (Gjyshja)
Djali i saj Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe në Kënete
Nëna Marjeta Lala, 31 vjeç me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Enis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç - binjakë
Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
Griselda Lala- 19-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)
Anetaret e familjes Lala
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48.2%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36