Homazhet, nderohet në Vlorë aktorja
e skenës shqiptare, Liza Laska

Homazhet, nderohet në Vlorë aktorja<br />e skenës shqiptare, Liza Laska
Homazhet për ndarjen nga jeta të aktores Liza Laska janë mbajtur sot në tetatrin “Petro Marko” në Vlorë.

liza laska

Ajo u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare. Liza Laska ka lindur në 6 shkurt në 1926 në qytetin e Vlorës dhe mbante titullin “Artiste e merituar”. 

Aktorja u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa kolegë miq dashamirës e funksionar publik kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve.

liza laska

“Për mua është një figurë e jashtëzakonshme me një portret të mrekullueshëm me një potencë aktoriale të pakrahasuar.

Do ta quaja Lizën ashtu siç quani ju Vlorën, një perlë të jugut”,-është shprehur aktorja Rajmonda Bulku.

liza laska

“Unë kam luajtur së bashku me Lizën në “Gurët e shtëpisë sime” dhe ka qenë një dhuratë e mrekullueshme për mua,”-ka theksuar Roza Anagnosti.

liza laska
 
 Gjatë karrierës ajo ka luajtur në 22 filma me rreth 100 role në teatër. Liza Lasku do të mbahet mend si femra e parë që u ngjit në skenën artistike të këtij qyteti.

Disa nga filmat më të njohur ku Liza Lasku ka qënë pjesë janë “Liri a vdekje”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Dimri i fundit”, “Shtigje lufte”, “Malet me blerim mbuluar”.

liza laska
 

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri