1757181671_homazhetprgiorgioarmanin.jpg

Milano sot po mbahen homazhet në nder të Giorgio Armanit, ikonën e modës italiane.

Arkivoli i stilistit të madh, ishte i rrethuar nga trëndafila të bardhë dhe qindra fenerë, ndërsa mijëra njerëzish i bënë sot nderimet e fundit.

Rreth 6 mijë persona, mes tyre familjarë, bashkëpunëtorë, figura të njohura të artit, politikës dhe modës, si edhe qytetarë të thjeshtë, u rreshtuan për të dhënë lamtumirën e fundit.

 


Lajmi kryesor:

Sot dhe nesër homazhet në Milano për Giorgio Armanin! Mijëra njerëz në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës