Qëndrimi që qeveria britanike përcolli përmes Home Office, tregon se rekomandimi CSN 2023 është arritur si produkt i një vlerësimi gjithëpërfshirës të provave në dispozicion.
Anglia mbetet një partnere afatgjatë e Shqipërisë, përfshirë prokurorin Special, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në identifikimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër krimit dhe korrupsionit, theksohet në vendim. Aty kujtohen gjithashtu se hapat e ekzekutivit përfshijnë ndihmën për forcimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, veçanërisht për reduktimin e perceptimit të publikut lidhur me pandëshkueshmërinë dhe përmendet ofrimi i asistencës strategjike për policinë e shtetit shqiptar, bashkëpunimi me partnerët shqiptarë për forcimin e sistemit gjyqësor; mbështetja e medias së pavarur dhe shoqërisë civile për forcimin e transparencës brenda sistemit gjyqësor, si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët Shqipëri-Angli nëntorin e vitit 2023, që forcoi themelet e deklaratës dypalëshe të dhjetorit 2022.
Sekretari i brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike. Përjashtimi rezervohet normalisht për raste që përfshijnë sigurinë kombëtare, krimin ndërkombëtar (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit apo genocidin, korrupsionin dhe sjelljen e papranueshme. Aplikuesi ka të drejtën ligjore të kërkojë leje për të apeluar vendimin e gjykatës, theksohet më tej, teksa në fund evidentohet fakti që puna e përbashkët është duke prodhuar suksese domethënëse, me më shumë operacione të përbashkëta dhe hetime të planifikuara këtë verë./ Top Channel
Lajmi kryesor:
VENDIMI: Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër (DOKUMENTI)
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
51.8%
-
Të gabuar
43.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, Berisha thyen masën arrest shtëpie, thërret në shtëpi 5 deputetët e PD! Shikoni momentin kur Bardhi, Noka e të tjerët dalin nga pallati (VIDEO)
27 Shtator, 12:46
-
Mero Baze: Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët
26 Shtator, 19:40
-
Dënimi nga Apeli me 1 vit burg, Berisha mbron Salianjin dhe akuzon Ramën: Po kërkohet asgjësimi i opozitës, për të marrë mandatin e katërt!
26 Shtator, 19:30
-
Dënimi i Salianjit, analisti Meçe për Report Tv: Në emër të tij, Berisha do zbatojë planin për mbrojtjen e vetes! Banushi: Grupi i PD presion gjykatës
26 Shtator, 19:15
-
Spahiu: Çudi që Salianji burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë
26 Shtator, 18:30
-
Kërkohet një opozitë e çliruar!
26 Shtator, 10:56
-
Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, 'The Telegraph': Berisha betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të hequr 'non-grata-n'
26 Shtator, 09:53
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator, 13:06
-
Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in
25 Shtator, 12:25
-
Pasi 'kaloi' lumin, Berisha u 'dhuroi' demokratëve Kalin (Ilir Metën me 10 deputetë në listën e PD)
25 Shtator, 11:23
-
Afera ‘Partizani’, SPAK mbyll hetimet! Berisha dhe Malltezi drejt gjykimit! Avokatët tërheqin aktet hetimore për 5 të pandehurit
25 Shtator, 07:19
-
Ylli Pata: S’ka zgjedhje me Ramën, 'Fatalitet apo fabul për pushtetin në tavolinë'?
24 Shtator, 21:12