TIRANE - Ndonëse këtë vit nuk u zhviullua, vitin tjetër është e sigurtë që në Tiranë do të mbahet një paradë gay. Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nisi sot takimin e parё konsultativ me organizatat e shoqёrisё civile nё Shqipёri dhe institucionet publike nё vend me qёllim nisjen e pёrgatitjeve tё koordinuara pёr organizimin e Paradёs sё Parё zyrtare nё mbrojtje dhe pёrkrahje tё tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri.
”Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri inicioi sot punёn pёr krijimin e Komitetit Organizator tё Parada e Tiranёs 2013, i cili do tё udhёheqё organizimin e eventeve dhe aktiviteteve, qё do tё kulmojnё me marshimin e Paradёs LGBT nё bulevardin Dёshmorёt e Kombit”, thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadës Pink.
Po sipas këtij njoftimi, parada e Tiranёs 2013 do tё pёrbёjё njё risi nё jetёn sociale dhe politike tё Tiranёs, por edhe tё tё gjithё Shqipёrisё, pasi pёr herё tё parё nё historinё e vendit tonё, komuniteti LGBT, familjet dhe mbёshtetёsit e tyre, shoqёria civile me mbёshtetjen edhe tё institucioneve publike, “organizatat LGBT nga Ballkani dhe Europa, do tё marshojnё pёrgjatё Bulevardit “Dёshmorёt e Kombit” duke mbajtur flamurin LGBT pёr tё kёrkuar respekt, barazi dhe dinjitet pёr tё drejtat e njё ndёr komuniteteve mё tё pёrndjekura nё Shqipёri”.
Sipas tyre, parada e Tiranёs 2013 do tё pёrbёjё edhe njё sfidё pёr mentalitetin e vjetёr, i cili paragjykon, diskriminon, dhunon, pёrjashton apo kёrkon lёnien nё harresё tё pёrsonave me orientim seksual dhe identitet tё ndryshёm nga ai i shumicёs sё popullёsisё, pёr shkak sepse ata shfaqin orientimin e tyre seksual haptazi nё publik.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com