Gjithçka filloi në një dasmë, kur Shane, një mashkull me prirje homoseksuale, shfaqi hapur pëlqimin e tij ndaj një mashkulli tjetër i ftuar në dasmë, të cilin nuk e njihte. Mashkulli i quajtur Chad tërhiqej në fakt nga seksi i kundërt.
“Isha në dasmën e kushëririt tim dhe sapo u ula pasi kisha kërcyer gjithë natën. Ishte pothuajse fundi i mbrëmjes dhe nuk kishte shumë njerëz. Një burrë u afrua drejt meje, që nuk e kisha parë kurrë më parë dhe i nervozuar më tha “si quheni?”. Chad, iu përgjigja unë, po ti? Ai më tha: ‘Shane’, doja të të bëja të ditur që të kam parë gjithë mbrëmjen. Doja të të lija këtë shënim përpara se të largohesha. Më dorëzoi një copë letër dhe u largua me shpejtësi. Ishte numri i tij. Pa e ditur as nëse isha heteroseksual ose jo, ai mori guximin të më shprehej hapur.”- tha Chad në rrjetin social “Imgur”.
“Mendoj se ishte jashtëzakonisht e guximshme dhe e di se është diçka që unë nuk do ta bëja dot. Po e ndaj këtë me ju, për t’ju rikujtuar se duhet të jetoni jetën pa pendime.”
Bashkëbisedimi me mesazhe ditën pas dasmës:
-Hej, jam Chad nga dasma. Doja të të thoja se kam të dashur, por mendoj se ishte shumë e guximshme ajo që bëre. Vazhdo kështu, shpresoj të jetë një vit i mirë për ty.
-Hej Chad. E vlerësoj që më dërgove. M’u desh shumë kohë që të merrja guximin për ta bërë. Nuk e mendova se do më shkruaje, pasi po sillesha shumë çuditshëm gjatë gjithë kohës. E dashura jotë është me fat.
- Shumë faleminderit. Vazhdo kështu, është shumë më mirë të jetosh pa pendesën se nuk ke bërë disa gjëra, edhe pse duken të frikshme. Të uroj më të mirat dhe e di se do të gjesh dikë shumë shpejt. Kalofsh një javë të bukur.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com