Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë pezulluar bisedimet me qeverinë, pas shpërthimit të përleshjeve të dhunshme sot me kundërshtarë të demonstruesve. Federata e Studentëve e Hong Kongut tha se nuk kishte alternativë tjetër veçse të anulonte bisedimet.
Më herët, demonstruesit kishin paralajmëruar se do të anulonin bisedimet nëse nuk merreshin masa për mbrojtjen e protestuesve, duke thënë se “sulmet e organizuara”, ndaj demonstruesit duhet të ndaleshin. Skena kaotike u shfaqën në sheshin ku më parë protestat kishin qenë paqësore.
Protestat e Hong Kongut po shihen si sfida më e madhe politike për Kinën, që prej lëvizjes së Tienanmenit në vitin 1989.
Tani duket e paimagjinueshme që Kina t’i rikthehet sërish përdorimit të forcës, çka do të vendoste menjëherë në vëmendjen e të gjithë botës.
E vetmja alternativë e momentit mbeten lëshimet, por edhe vetë ulja në negociata do të shihej si shenjë dobësie, ndërsa plotësimi i kërkesës së demonstruesve për zgjedhje të lira demokratike duket krejtësisht i pamundur.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com