HONG KONG - Një anije me kontenier 192 metra e gjatë doli nga kursi në Hong Kong duke iu drejtuar bregut të detit dhe një fushe sporti.

Incidenti ndodhin të dielën (06.04.2014) në Hong Kong rreth orës 13:00.

Anija tërhoqi vëmendjen e shumë personave në momentet kur po afrohej në breg. Video e filmuar nga njëri prej tyre tregon momentet kur anija i afrohet bregut dhe ngec atje.

Në video duket dhe që anija ka lëshuar spirancën duke ngadalësuar për të mos u përplasur me fushën e sportit të një qendre sportive.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan anijen me kontenier të dilte nga kursi i planifikuar.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)