Hong Kong, 'lumi' njerëzor proteston në Parkun Tamar për demokraci dhe kundër varësisë nga Pekini

Hong Kong, 'lumi' njerëzor proteston në Parkun Tamar për demokraci dhe kundër varësisë nga Pekini

Hong Kong, mijëra njerëz u mblodhën në Parkun 'Tamar' për të përkujtuar protestës e vitit 2014, e njohur dhe me emrin ‘Protesta e Çadrave’, gjatë së cilës mijëra të rinj bllokuan për 79 ditë qëndrën e qytetit.

Në ish-koloninë britanike, e cila kaloi nën sovranitetin e Pekinit në vitin 1997, demonstratat që po zhvillohen prej disa muajsh, patën si piknisje Ligjin e Ekstradimit në Kinë, i kundërshtuar fort nga Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut.

Gjatë protestës së djeshme nuk munguan përplasjet me policinë, kur disa demonstrues u drejtuan drejt kompleksit të ndërtesave qeveritare duke u përpjekur të çanin kordonin e policisë.

Policia ka përdorur gazë lotsjellës, por kjo gjë nuk i ka ndaluar protestuesit të cilët i sulmuan me bomba artizanale dhe mjete të forta. Kjo ka bërë që autoritetet në Hong Kong të përdorin plumba gome.

Pas përplasjeve të ashpra, policia ka arrestuar qindra qytetarë. Ndërkohë, manifestime të mëdha pritet të mbahen më 1 tetor, datë kjo kur festohet dhe Dita Kombëtare e Kinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike