Hong Kong, përgatiten protesta të tjera pas tubimit të madh dhe paqësor të të dielës (FOTO)

Hong Kong, përgatiten protesta të tjera pas tubimit të madh dhe paqësor të të dielës (FOTO)

Hong Kongu po përgatitet për protesta të mëtejshme këtë javë pasi qindra mijëra demonstrues antiqeveritar tubuan nën një shi të fortë të dielën, duke shënuar një ndryshim në ato që shpesh kanë qenë përleshje të dhunshme.

Pjesëmarrja masive e së dielës, rreth 1.7 milion, tregoi se lëvizja ka ende mbështetje të gjerë, pavarësisht skenave kaotike javën e kaluar kur protestuesit pushtuan aeroportin e qytetit.

Disa aktivistë kishin kërkuar falje për trazirat e aeroportit dhe të dielën në mbrëmje protestuesit mund të shiheshin duke i nxitur të tjerët të shkonin në shtëpi në mënyrë paqësore.

Policia tha të hënën se ndërsa demonstrata e së dielës ishte kryesisht paqësore, pati prishje të rendit public në mbrëmje, kur disa protestues hodhën rreze lazer drejt oficerëve të policisë.

Protestat në ish koloninë britanike, të cilat kanë paraqitur një nga sfidat më të mëdha për presidentin kinez Xi Jinping që kur erdhi në pushtet në 2012, filluan në muajin qershor si kundërshtim i një projekt-ligji tani të pezulluar që do të lejonte që të dyshuarit të ekstradoheshin në territorin e Kinës për gjykim nga gjykatat e kontrolluara nga Partinë Komuniste Kineze.

Hong Kongu u la i lirë nga sundimi britanik në vitin 1997 nën një formulë "një vend, dy sisteme" që premtonte liri të gjera në territorin e Kinës, përfshirë një gjyqësor të pavarur, por sot shumë në qytet besojnë se Pekini I ka gërryer ato liri.

Përveç dorëheqjes së Lam, demonstruesit kanë pesë kërkesa - tërheqjen e plotë të projekt-ligjit për ekstradim, ndalimin e përshkrimeve të protestave si "rebelim", heqjen dorë nga akuzat ndaj të arrestuarve, një hetim i pavarur dhe rifillimi i reformës politike.

Forcat kineze fare pranë kufirit

Qeveria në Hong Kong tha në një deklaratë të dielën se ishte e rëndësishme të rivendoset sa më shpejt rendi shoqëror dhe se ajo do të fillojë bisedimet me publikun dhe " do të rindërtojë harmoninë shoqërore kur gjithçka të jetë qetësuar".

Global Times, një tabloid nacionalist kinez i botuar nga zyrtari i Partisë Komuniste në pushtet, Daily People, i atribuoi ndryshimin në karakterin e protestës së së dielës, pranisë së forcave paraushtarake kineze, të cilat kanë zhvilluar stërvitje në Shenzhen, fare pranë kufirit me Hong Kongu-n.

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze Daily People paralajmëroi në një editorial të hënën se ndikimet e huaja armiqësore po nxisnin lëvizjen protestuese. Pekini ka akuzuar disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për nxitje të trazirave.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se Shtëpia e Bardhë do të donte ta shihte Pekinin të zgjidhte protestat para se dy ekonomitë më të mëdha në botë të arrinin një marrëveshje tregtare.

Demonstrata të mëtejshme janë planifikuar në javët e ardhshme, përfshirë protestat e planifikuara nga të krishterët dhe madje edhe një grup kontabilistësh.

Policia në Hong Kong është kritikuar për përdorimin e taktikave gjithnjë e më agresive për të prishur demonstratat. Më shumë se 700 njerëz janë arrestuar që nga muaji qershor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin