Një dhunë në shkallë të gjerë përfshiu sot lagjen popullore të Mongkokut, ku ndodhej një grup studentësh që kishin nën kontroll kryqëzimin e rrugëve "Nathan Road" dhe "Argyle Street".

Grupi që i përket lëvizjes "Anti-OccupyCentral", të dalluar nga një shirit ngjitës blu, si edhe persona të tjerë pa këtë shenjë dalluese shkatërruan tendat e studentëve dhe manifestet e tyre.

Me kalimin e orëve turma e dhunshme u bë më e madhe në numër, çka provokoi edhe plagosjen e disa personave.

Katër autobusë që bllokonin kryqëzimin u zhvendosën pak, por as kjo nuk e qetësoi turmën kundër studentëve.

Shumë prej tyre u fyen, u shkelmuan dhe u goditën me shishe, ndërkohë që policia dukej e pafuqishme për marrjen në dorë të situatës.
Shumë nga të pranishmit dënuan faktin që mes turmës kishte persona që flisnin kinezisht.

Për herë të parë, grupimet prodemokracisë rrethoheshin nga grupime politike të përcaktuara si proqeveritare dhe proPekinit.

ATSH