HONG KONG-Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, ndonëse më të vegjël në numër, janë ende në rrugë pavarësisht ultimatumit të shefit ekzekutiv për të hequr dorë, me qëllim që të lejonin nëpunësit civilë të kthehen në zyrat qeveritare. 

Një grup protestuesish, ndonëse kanë rënë dukshëm, bllokuan pjesërisht me anë të barrikadave hyrjen në kompleksin qeveritar, por punonjësit kanë mundur të kthehen në zyrat e tyre për të rifilluar kështu pas gati dhjetë ditësh, punën normalisht. 

Turmat e protestuesve është rritur çdo ditë që kur filloi fushata e tyre, por sot shënohet numri më i ulët, pas kërcënimeve të policisë se do të përdorë sërish forcën, kjo vetëm disa orë pasi dhjetëra mijëra protestues organizuan tubimin më të madh që kur nisi protesta. 

Ndërsa shefi ekzekutiv CY Leung paralajmëroi se do të ndërmerrte të gjitha veprimet e nevojshme për të rivendosur rendin shoqëror nëse rrugët nuk do të zbrazeshin të hënën. Demonstruesit kërkojnë të drejtën e tyre për propozimin e udhëheqësve të ardhshëm të Hong Kongut në zgjedhjet e 2017-ës. 

Qeveria kineze, e cila rifitoi sovranitetin mbi Hong Kongut nga Britania në vitin 1997, insiston se do të jetë ajo që do të caktojë udhëheqësin e Hong Kongut, duke thënë vazhdimisht se protestat e tyre janë të destinuara për të dështuar.
 
Redaksia Online