HONG KONG, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Policia arrestoi sot në mëngjes më shumë se 500 persona, të cilët refuzuan të largoheshin nga qendrat e biznesit në Hong Kong pas një manifestimi në mbështetje të demokracisë ku morën pjesë mijëra banorë.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë rreth orës 03:00 (00:00 GMT) në Central, lagje ku ndodhen banka të shumta dhe qendra tregtare duke e cilësuar të paligjshëm këtë manifestim.
"Policia arrestoi 511 persona, të cilët merrnin pjesë në këtë manifestim të pa autorizuar", theksoi një zëdhënës i forcave të sigurisë.
Manifestimi i një dite më parë, me iniciativë të shoqatave në mbështetje të demokracisë, mblodhi më shumë se një milionë e gjysmë persona, sipas organizatorëve, të cilët e cilësuan një pjesëmarrje rekord në këtë paradë tradicionale të 1 korrikut. Sipas informacioneve zyrtare bëhet fjalë për një pjesëmarrje prej 98 600 persona./
/ec/
/Shqiptarja.com