Atmosfera në Hong Kong, aty ku protestuesit pro-demokracisë po protestojnë për 7 ditë me radhë, është tensionuar së tepërmi natën e mbrëmshme në qarkun e Mongkok mes protestuesve dhe përkrahësve të qeverisë.
Policia ka arrestuar 19 persona, përfshirë dhe anëtarë të dyshuar të bandave të akuzuara për sulmin ndaj protestuesve. Një ditë më parë, lideri i Hong Kongut, CY Leung ofroi bisedime, por situata e tensionuar çoi në shtyrjen e bisedimeve midis demonstruesve dhe qeverisë.
Përleshjet nisën pasi njerëzit, e zemëruar me përçarjet e shkaktuara nga protestat disa ditore u përpoqën të çmontonin tendat dhe barrikadat në rrugë. Ndërkaq, situata gjatë ditës së sotme paraqitet pak më e qetë, pavarësisht disa skenave të tensionuara në skajet e protestave.
Në zemër të konfliktit madhor qëndron zemërimi i popullit mbi planet e Pekinit për të caktuar liderin e tyre në zgjedhjet elektorale të 2017-ës, ndërkohë që banorët e ish-kolonisë britanike kërkojnë zgjedhje të lira. Për disa ditë rresht, protestuesit pro-demokracisë kërkuan dorëheqjen e shefit ekzekutiv Leung, i cili gëzon mbështetjen e Kinës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO