HONG KONG - Shefi i ekzekutivit të Hong Kongut, që iu kërkua nga manifestuesit pro demokracisë që të dorëhiqet, nuk pranoi të kryejë këtë veprim, por i ofroi manifestuesve mundësinë e një dialogu mes palëve.
"Nuk do të jap dorëheqjen pasi duhet të vazhdoj të punoj mbi reformën elekotrale", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp disa minuta pasi kishte mbaruar ultimatumi i vënë nga manifestuesit për dorëheqjen e tij.
I njohur në Hong Kong thjesht me inicialet "C.Y", Leung Chun-ying megjithatë shpalli atë që duket si një koçesion me kuptim, duke ftuar për dialog Federatën e Studentëve të Hong Kongut, kryesuese e kontestimit, ftesë që deri tani është refuzuar.
Qeveria dhe policia paralajmëruan studentët kundrejt çdolloj përshkallëzimi. Policia u pajis me gaz lotsjellës dhe plumba kauçuku, duke sjllë nëpërmend një skenar të dhunshëm të krizës më të rëndë që njeh ish-kolonia britanike që prej kthimit të saj Kinës në vitin 1997.
Kjo krizë filloi në gusht, kur Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore Kineze (parlamenti) shpalli se shefi i ekzekutivit të Hong Kongut do të zgjidhej me votim popullor në vitin 2017 por kandidatët në këto zgjedhje do të mbeten nën kontrollin e Pekinit./ATSh/
/Shqiptarja.com