HONG KONG - Pas një javë trazirash në Hong Kong, protestuesit kanë pranuar një ofertë për bisedime me qeverinë. Federata e Studentëve pro-demokracisë tha se do të ketë një takim publik me përfaqësues të qeverisë, duke këmbëngulur që Leung të japë dorëheqjen pasi sipas tyre ‘kishte humbur integritetin e tij’.
Nëpërmjet një deklarate, ata thanë se shpresojnë se bisedimet e sotme të mund të arrijnë një pikë kthese në tejkalimin e bllokimit politik. Shefi ekzekutiv CY Leung ofroi bisedime me zëvendëisn e tij mbrëmjen e vonë të së enjtes, por mohoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen. “Unë nuk do të jap dorëheqjen sepse më duhet të vazhdoj punën për zgjedhjet”, tha Leung duke shtuar se çdo përpjekje e protestuesve për të zënë ndërtesat do të çojë në pasoja serioze.

Protestuesit, kryesisht studentë, të zemëruar me planet e Kinës për të vendosur vetë për zgjedhjet e 2017-ës, kanë zaptuar pjesë të qytetit që nga fundjava e kaluar, pavarësisht shirave të rënë. Ndërkaq, Pekini ka mbështetur plotësisht Leung duke i quajtur protestat ‘të paligjshme dhe të destinuara për të dështuar’. Sot, qeveria e Hong Kongut mbylli përkohësisht zyrat qeveritare në pjesën qendrore ku edhe po zhvillohen protestat, duke urdhëruar stafin që të punojë nga shtëpitë e tyre, pasi rrugët ishin të bllokuara.

Edhe pse numri protestuesve është ulur ndjeshëm, disa grupe të rinjsh kanë mbetur ende në rrugë. Theksojmë se ka patur edhe tensione të vogla teksa policia përpiqej të mbante protestuesit larg ndërtesave qeevritare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO