Përplasje të ashpra mes protestuesve në Hong Kong dhe policisë kanë bërë që mbi 26 persona të arrestohen dhe rreth 15 policë të lëndohen gjatë mbrëmjes së djeshme.
Mbi 9 mijë protestues bllokuan rrugët e qytetit ndërsa kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre për demokraci. Përpjekjet për të bllokuar një nga rrugët kryesore në zonën Admiral, pranë selisë së qeverisë së Hong-Kongut, janë ndaluar nga policët të cilët të pajisur me qen kanë frikësuar turmat e të rinjve.

Protestat dhe përplasjet e fundit nisën pak orë pasi lideri i Hong Kongut Leung Chun-ying, mbështetës i qeverisë së Pekinit, i ofroi liderëve të studentëve të uleshin për bisedime javën tjetër, në një përpjekje për t’i dhënë fund protestave disa javore që kanë paralizuar pjesë të tëra të qytetit dhe kanë marrë vëmendjen e mediave globale për shkak të përleshjeve të dhunshme dhe gazit lotsjellës.
Aksioni policor ndodhi në të njëjtën zonë ku dy net më parë pati përleshje të rënda mes protestuesve, pasi këta të fundit ngritën një barrikadë çimentoje për të bllokuar trafikun. Aktivistët pro-demokracisë në Hong-Kong sfiduan policinë ndërsa këta të fundit tentuan t’i ndalojnë duke përdorur sprajt lot sjellës dhe goditje me shkop gome.

Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lira e demokratike në vitin 2017-të, por Kina insiston të përzgjedhë kandidatët ndërsa Hong Kongu nuk pranon të bëjë kompromise.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO