/ATSH-AFP/ - Themeluesit e lëvizjes prodemokraci në Hong Kong iu dorzuan sot policisë, një kapitullim simbolik që vjen menjëherë pas kërkesës së tyre për t'i dhënë fund manifestimeve dhe pjesëmarrjes në debatin mbi reformat politike.

Pas më shumë se dy muaj bllokim të shumë lagjeve të ish-kolonisë britanike që ka kaluar nën kontrollin kinez, lëvizja nuk ka marrë asnjë rezultat konkret. Ajo është e ndarë mes atyre që duan ta radikalizojnë veprimin dhe atyre që kërkojnë të ndryshojnë formën e luftimit.

Benny Tai, Chan Kin-man dhe Chu Yiu-ming, themeluesit e "Occupy Central", lëvizja prodemokraci e mosbindjes civile e krijuar në fillim të vitit 2013 dhe që kishte qenë e para të hidhte idenë e bllokimit të rugës, parashikon një kthesë strategjike drejt një aksioni më politik.

Të ekskortuar nga dhjetëra përkrahës të armatosur me çadra të verdha, emblemë e lëvizjes prodemokraci në Hong Kong, ata hynë në komisariatin qendror për t'u dorëzuar si pjesëmarrës në një grumbullim të pa autorizuar. Por më pas u liruan menjëherë.

Në fakt nuk ekziston asnjë mandat arresti kundrejt tyre por qeveria lokale dhe autoritetet kineze nuk kanë pushuar së përsërituri që lëvizja është jo ligjore.