HONG KONG - Situata në Hong Kong vazhdon me përplasje të tjera mes protestuesve për demokraci dhe policëve, në distriktin e Mong Kok, pasi forcat policore kanë kërkuar largimin e tyre nga sheshi ku ata protestojnë.

Policët u mbajtën dorë për dore në një kordon për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të protestuesve, dhe ky varg njerëzor u shdnërrua në pikën e përleshjeve mes demostruesve dhe mbështëtësve të qeverisë. Këto janë raportimet më të fundit nga televizioni kombëtar ATV, ku thuhet gjithashtu se policia ka lëshuar spraj lotë sjellës pa i paralajmëruar protestuesit, duke shkaktuar kaos mes tyre.

Qindra protestues janë ulur më pas në rrugë duke formuar një barrikadë për mos lejimin e konflikteve të mëtejshme, megjithatë të paktën një polic është shoqëruar i lënduar në kokë. Shumë nga banorët e Hong Kongut kanë shfaqur zemërim dhe zhgënjim kundër forcave policore të cilat po akuzohet se po bashkëpunojnë me grupe kriminale të cilat shkaktojnë dhunë gjatë protestave në mënyrë të qëllimshme për të transformuar qëndrimin paqësor të saj. Shumë prej tyre kërkojnë që protestat të marrin fund ose të zhvendosen në një zonë tjetër, në mënyrë që punëtorët, bizneset dhe shkollat të vazhdojnë rrjedhën normale.

hong kong protest

Gjatë orëve të para të ditës së sotme një banor i dëshpëruar nga kaosi në qytet, njëkohësisht mbrojtës i qeverisë, kërcënoi se do të hidhej nga një ndërtesë 20 katëshe nëse protestuesit nuk shpërndaheshin dhe gjendja nuk kthehej në normalitet. Më herët lideri i Hong Kong-ut, Leung Chun-yin paralajmëroi se protestuesit duhet të shpërndahen deri të hënën, në mënyrë që të rikthehet rendi dhe të rinisë jeta normale.

hong kong protest

Lideri i Hong Kongut e dënoi dhunën e shkaktuar gjatë trazirave dy javore dhe theksoi se qeveria dhe policia janë përgjegjëse për zgjidhjen e mëtejshme të kësaj situate. Fjala e tij erdhi pas shtyrjes së mëtejshme të marrëveshjes mes qeverisë dhe protestuesve. Aktivistët e hedhur në protesta në Hong Kong prej dy javësh kundërshtojnë planet e Kinës, duke kërkuar zgjedhje të lira e demokratike në vitin 2017.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)