Dhjetëra mijëra protestues pro-demokracisë u mblodhën në rrugët e Hong Kongut për një tubim të madh në ditën e Vitit të Ri.

Protestuesit u mblodhën në ‘Victoria Park’ për të marshuar në ishullin kryesor të Hong Kongut.

Gjatë përplasjes me forcat e rendit, nga ana e këtyre të fundit u përdor gazi lotsjellës dhe shkopinjë e gomës për të shpërndarë protestuesit dhe u arrestuan më shumë se 40 studentë protestues.

Prej shtatë muajsh, ish-kolonia britanike ka dëshmuar përleshje dhe demonstrime, të shkaktuara nga një projekt-ligj që synon të lejojë ekstradimin në Kinë të të dënuarve dhe kundër kontrollit të nga Pekini.

Nga fillimi i protestave policia ka arrestuar më shumë se 6500 protestues.