Hoqën shamitë për t’u solidarizuar me protestuesit në Iran, policia arreston dy aktoret e njohura, akuzohen për bashkëpunim kundër shtetit

Hoqën shamitë për t’u solidarizuar me protestuesit në Iran, policia arreston dy aktoret e njohura, akuzohen për bashkëpunim kundër shtetit

Aktorja, Hengameh Ghaziani

Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare, shkruajnë mediat e huaja. Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi akuzohen për bashkëpunim me protestuesit dhe veprim kundër autoriteteve të Iranit, thotë agjencia e lajmeve Irna.

Të dyja gratë më herët u shfaqën në publik pa shamitë e tyre në një gjest solidariteti me demonstruesit.

Protestat shpërthyen në shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim nga policia. Mahsa Amini, 22 vjeç, u arrestua nga policia e moralit në kryeqytetin, Teheran, për dyshimin se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit. Ajo vdiq më 16 shtator, tre ditë më vonë.

Pati raportime se oficerët e rrahën me shkop dhe i përplasën kokën në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një atak në zemër.

Zonja Ghaziani dhe zonja Riahi - të dyja aktore fituese të shumë çmimeve - u arrestuan të dielën me urdhër të zyrës së prokurorit të Iranit. Para arrestimit, zonja Ghaziani shkroi në rrjetet sociale se çfarëdo që të ndodhë, dijeni se si gjithmonë do të qëndroj me popullin e Iranit. Ky ndoshta postimi im i fundit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës