Irani ka kërkuar që Teherani dhe Musakti të arrijnë një marrëveshje për përcaktimin e rregullave që do të zbatohen në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët ujore më strategjike në botë.
Deklarata është bërë nga Ali Fadavi, këshilltar i kreut të komandës së përgjithshme të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Ngushtica e Hormuzit është një korridor kyç për transportin ndërkombëtar të naftës dhe energjisë, duke lidhur Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.
Sipas mediave të huaja Fadavi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të rregullave për këtë rrugë ujore, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.
Çdo përshkallëzim ushtarak në zonë mund të ndikojë në sigurinë e lundrimit dhe transportin e energjisë përmes Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit.








Komente
Komento