Hoqi oksigjenin dhe iu rikthye kërkimeve! Luani, HEROI i palodhur i zjarrfikëses! Rama: Nuk rreshti duke nxjerrë nga duart e vdekjes jetët e murosura

E marta e sotme do të mbahet mend gjatë në histori si një nga ditët më te zeza për vendin tonë, pas dëmeve në jetë njerëzish që la pas tërmeti. Por ata që do të kujtohen edhe më gjatë sidomos nga familjarët dhe të shpëtuarit e kësaj tragjedia janë HERONJTË që morën pjesë në kërkim e shpëtimin nën gërmadhat e pallateve në Durrës dhe në Thumanë. Një prej tyre është Luan Kapja, pjesë e zjarrfikësve të Vlorës, i cili së bashku me kolegët e tij, që në të gdhirë të ditës së sotme u gjend në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Në lidhje me heroizmin e Luanit, ka shkrua edhe kryeministri Rama i cili, tregon se Luani nuk është ndalur për asnjë moment që kur u gjend para atyre rrënojave që kishin zënë poshtë jetë njerëzish. Luani edhe pse u detyrua që të shtrihej në barelë madje edhe të merrte trajtim mjekësor, refuzoi të merrte oksigjen duke u ngritur edhe një herë në krye të detyrës për të nxjerrë nga duart e vdekjes jetë të tjera.

“Në ditë me diell, kjo do titullohej thjesht PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni. E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit. HERO” shkruan Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/11/2019 23:26

    Respekt per te gjithe zjarrefikesit dhe ekipet e tjere qe ndihmojne ne gjetjen e personave , eshte nje tragjedi per kombin tone . Ngishellime gjithe familjeve qe kane humbur te dashurit ju dhente zoti force ne keto momente te veshtira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti kinez nis vizitën në Francë

Presidenti kinez nis vizitën në Francë