Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte ftuar astrologia Meri Gjini. Të gjithë ne jemi kuriozë për atë që yjet kanë parashikuar për muajin mars. Meri Gjini na dha një pasqyrim të detajuar të çdo shenje dhe çfarë kujdesi duhet të kemi për muajin në vijim. 


Dashi
Që nga 20 janari deri në 17 mars, Marsi , planeti i veprimit ndodhet tek shigjetarët. Për ne, për vendin tonë është në familje të parë, që do të thotë një intensitet veprimesh, lajmesh. Është një pozicion shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pra pak i axhituar, pak i tensionuar, kështu do të jetë klima deri në 17 mars. Duhet të vazhdojë kujdesi edhe me pjesën e lëvizjeve në përgjithësi, se duke qenë që jemi të axhituar, të ngarkuar mund të jemi shumë të pakujdeshëm, qoftë për këmbësorët, qoftë për drejtuesit e makinave. Gjëja e parë kryesore për vendin tonë është pikërisht kjo, të jemi të vëmendshëm në çdo hap, në çdo vendimmarrje. Gjëja e dytë e rëndësishme është që marsi është një urë lidhëse mes dimrit dhe pranverës. Është fund ii vitit astrologjik, dhe fillimi i vitit të ri astrologjik. Në datën 21 në mëngjes ne zgjohemi në një vit të ri astrologjik me diellin tek dashi dhe me një prurje shumë të bukur sepse që në datën 7 kanë edhe Mërkurin edhe Venusin aty. Kështu që gjëja kryesore e shenjës së dashit është bashkëpunimet, bashkëveprimet por njëkohësisht edhe situatat familjare. Ardhja e Mërkurit dhe Venusit deri në datën 22 do ta bëjë që të jetoni pasionet, shkëlqimet në maksimum. Pas datës 22 do keni parasysh që mund të bëhen gabime ndoshta nga pakujdesia apo nxitimi që mund të sjelli edhe krisje të forta. Atë krisje që duhet të jesh e kujdesshme është pikërisht në bashkëveprimet që ty të interesojnë. Pra bëjmë sikur nuk dëgjojmë ndonjëherë, ose çdo gjë e keqe që mund të të thonë i përket atij momenti. Ditën tjetër do zgjohemi ndryshe. Kjo është shumë e rëndësishme nga data 22 mars deri në mes të prillit. Mirësia ose shkëlqimi i dashit është në mesin e majit deri në mes të nëntorit, po hapat kanë filluar ti hedhin prej kohësh, që nga shtatori i vitit të kaluar. Nga vjet në shtator kanë si detyrim të periudhës, sepse në mars do të diskutohen disa çështje shumë të rëndësishme ekonomike apo profesionale.
Demi
Duke qenë që planetin e fatit e kanë ballë për ballë , deri në fundin e marsit duket sikur ajo që do të mbizotërojë është mbarësia, mirësia për sa i përket çështjeve praktike. Janë në një peridhë që lëvizin shumë, veprojnë shumë në shërbim të përmirësimit të ndjeshëm ekonomik. Janë ndër të privilegjuarit e vitit dhe do të jenë më të privilegjuarit afatshkurtër ekonomikisht. Lëvizje të tilla, përmirësim të tillë do të ketë me shumicë marsi, por nga njëra anë ka shumë vrap që mund ti bëjë pak që të grinden , por nga ana tjetër kanë edhe më shumë produktivitet . pra do të vrapojnë më shumë , por do të fitojnë më shumë. Për sa i përket kujdesit është me vajtjen e Venusit dhe Mërkurit kokë më kokë me hyrje pozitive do duhet të jenë të kujdeshëm se mund të kenë edhe krisje të rëndësishme në fundin e muajit në jetën personale. Këtu duhet të jetë vëmendja, 22 me datën 31. Në datën 17 është një ditë shumë e rëndësishme , do duhet të kemi pak kujdes në raport personal , për sa i përket hënës së re tek peshqit, Saturnit në pozicion të vështirë me Marsin.
Binjakët 
Binjakët në këtë periudhë kanë pasur stress dhe ankth profesional goxha të fortë. U ka nisur që në fillim të shtatorit dhe do të vazhdojë deri në datën 17. Në datën 17 do fillojnë të lehtësohen për sa i përket pjesës profesionale . për sa i përket kujdesit deri në 17 mars, kujdes nga ndonjë virozë, ose të mos ripërsërisni situata të cilat i keni pasur pothuajse të njëjta në janar . binjakët e mbyllin me një dhuratë Zoti në fund të muajit . Kanë një mirësi të madhe që do ta shijojnë si diçka të jashtëzakonshme . Besoj që është diçka që lidhet me vazhdimësinë e profesionit. Gjithsesi ankthi dhe stresi me largimin nga shigjetarët që është përballë tyre, do ti lehtësojë në këtë drejtim, ndërsa për sa i përket jetës emocionale do të jenë më të qartësuar, më të lehtësuar. Po prein muajin kur ti vijë Venusi , dhe Venusi vjen tek binjakët në datën 7-8 të majit. 
Gaforrja
Kujdesi i gaforres qëndron pikërisht me kalimin e Venusit dhe Mërkurit tek dashi . Në datën 7 do të zgjohen me Mërkur, Venus tek dashi në raportet personale dhe bashkëvepruese, por më tepër janë figura të familjarizuara. Për sa i përket çështjes së punës , Marsi u kalon ballë për ballë në datën 17 dhe shtohen shumë detyrimet, ankthi, vrapi dhe stresi. Fatmirësisht kanë edhe Saturnin përballë me Marsin që do ti bëjë që sado stres të kenë të zgjedhin rrugëzgjidhje serioze dhe të duhurën në gjetjen e formës së qëllimit të tyre. Pavarësisht lodhjes jam e sigurt që pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësi për t’ia dalë mbanë me shkëlqimin maksimal në punët apo në fazën profesionale në të cilën ndodhen. Fatmirësisht kanë më shumë se 3 vjet e gjysmë që janë në një periudhë shumë të mirë që i kanë favorizuar mjaftueshëm. Kujdes me sherret në familje, sepse kanë kaluar një fazë të vështirë në fillim të shkurtit, një fazë të vështirë në fund të 2017, kështu që duhet të jenë tolerant në raportet familjare, për jetën në çift. Janë gabime që përsëriten që vijnë nga dëshira për të bërë shumë gjëra. Ajo që është e sigurt është që me ekonominë ose pak të tërhequr me menaxhimin e lekut do ti shpëtonte nga pjesa e stresit të ekonomisë. 
Luani
Në datën 6 në drkë, në 7 në mëngjes do zgjoheni me Mërkur, Venus tek luanët. Do keni mundësinë maksimale për tu argëtuar me shoqërine, me një jetë sociale më të pasuruar , me më shumë diell në shpirt që e doni aq shumë. Do të ketë më shumë kontakte sociale , por njëkohësisht edhe biseda me optimizëm për sa i përket mënyrës se si zhvilloheni. Me kalimin e Marsit tek bricjapi shtohet puna dhe duket sikur largoheni pak nga atmosfera argëtuese, por ky shtim i punës shoqërohet me rritje të ardhurash, kështu që mirë se të vijë shtimi i punës. Është nga detyrimet e kohës, kështu që shtimi i ekonomisë do të bëjë bilancin e lodhjes që në fakt do t’ju bëjë pak grindavecë. Luani futet tek shenjat e privilegjuara 
Virgjëresha 
Fundin e muajit do merren seriozisht me përmirësime të jashtëzakonshme personale familjare. Në përmirësim, në zgjerim në gjetje të personit që është në kërkim apo në qartësim të gjërave të reja që janë futur në jetën e tyre që në fundin e dhjetorit, që kanë ngelur të paformuara apo të paemërtuara si njohje. Për sa i përket ekonomisë edhe virgjëresha duhet të jetë pak më dorështrënguar. Duhet të jenë më të kujdesshëm nëse duhet të firmosin për çështje të rëndësishme për të gjitha llojet dhe format, pas datës 22 mars. Është periudhë e tyre, është periudhë që ka hapësirë për çdo gjë të mundshme, por në lëvizje duhet të jenë të kujdeshëm. 
Peshorja 
Janë më pak të privilegjuarit e muajit për shkak të mënyrës se si ndihen. Janë jo shumë social, pak të tërhequr dhe me humor jo në nivelin që atyre u përket dhe me vëmendjen që e duan kaq shumë, duket sikur kësaj rradhe nuk u pëlqen. Gjithsesi pas datës 17 klima do të ndryshojë totalisht si në ambientet profesionale ashtu edhe në ato personale dhe familjare. Edhe pse në fund të muajit një event familjar do u tërheqë vëmendjen , do ta gjejnë fleksibilitetin për ta shijuar. Me detyrimet e së kaluarës së afërt do të merren në mesin e muajit por do ia dalin shumë mirë. Pra pak durim deri në datën 7-8 për problematikat e mbetura dhe të mbartura për ti zgjidhur në brendësi.
Akrepi
Akrepat kanë Jupiterin deri rreth datës 20. Në fund të muajit do të kthehet në të kundërt duke qëndruar gjatë deri në 10 korrik. Kjo për të rregulluar ose për të risjellë shanset që nuk keni arritur ti shfrytëzoni. Pra edhe ata që nuk kanë pasur mundësinë për të ndërmarrë vendime të rëndësishme afatgjata, do tu jepet mundësia ta rishqyrtojnë dhe ta marrin. Jetën personale e nisin shumë mirë. Në mesin e muajit me vrap për të përshpejtuar çështjet e nisjes, fundin e muajit me diçka shumë të bukur për sa i përket gjërave që presin që të fillojnë.
Shigjetari
Shigjetarët duhet të lehtësohen nga marsi që u ka sjellë shumë lodhje dhe vrap. Në datën 17 vijnë nga një periudhë 3 vjeçare me Saturnin në kokë, gjë që i ka bërë që të xhirojnë shumë por pa prodhuar . ky muaj do të japë mundësinë që të paktën 2 nga gjërat që ata presin të marrin formën dhe të japin rezultatin që presin. Nuk e kanë mundësinë të bëjnë shumë udhëtime apo të argëtohen për shkak të detyrimeve profesionale. Gjithsesi vrapin për inerci që janë duke bërë dhe që do duan ta vazhdojnë do ta shijojnë duke vrapuar në ambientet e punës , që normalisht mirë do u bëhet sepse e presin prej kohësh këtë vrap. Kështu që pë rata që udhëtojnë dhe pë rata që lëvizin do të duhet që të kufizojnë pak kohët. Për ata që merren me sporte ekstreme në fund të muajit do duhen të jenë shumë të kujdesshëm.
Bricjapi
Më në fund do të ndjejnë që po lodhen nga puna. Më në fund do të ndjejnë përgjegjësinë që presin dhe që u shkon. Më në fund do të jenë vetvetja dhe për mua Bricjapi po nuk pati intensitet pune , po nuk pati përgjegjësi ndihet i pavlefshëm, ndihet keq me veten e tij dhe ka ankth. Do e nisin me pak nervozizëm në raportet personale nga data 7-12, kështu që duhet të shmangin konfliktet në familje dhe në çift. Pjesa më e madhe e bricjapëve në datën 7 do të marrin impenjime të reja. Marsi tek bricjapët në datë 17 u shkon shumë. Do lodhen sat ë duan por do të kënaqen sepse ajo është natyra e tyre. 
Ujori 
Nëse e krahasojmë me 2 muajt e parë, duket sikur është një verë e vogël. Të paktën deri në datën 22 në çdo lloj drejtimi do të ndihen më të qeshur, më të gëzuar, më argëtues, më të lehtësuar dhe më pak me ankthe që kanë qenë të shumta sidomos fundi i janarit dhe deri në datën 6 mars. Për sa i përket çështjeve praktike ose çështjeve profesionale do të merren intensivisht në fundin e muajit, pas datës 20. Një moment pak i vështirë për sa i përket ekonomisë do të jenë data 12-14. Kështu që mos bëni premtime apo këmbbime ekonomike në këtë periudhë. 
Peshqit
Deri në datën 7 janë të bombarduar nga Diell, Neptun , Venus që do të qëndrojnë përgjatë yjësive të dyta. Kjo do të thotë që janë më të ndjeshëm seç duhet , me perceptimet filozofike, fetare për doktoratura, për studime të nivelit të lartë, është periudha më e mirë për ta. Për ta nisur dhe për tu treguar të guximshëm, për të diskutuar apo për tu zgjeruar. Kanë një ndjeshmëri më të fortë seç duhet në mesin e muajit nga ato që dëgjojnë nga data 14 deri në 22. Më tepër lajmet do të jenë nga bota dhe kjo i bën që tu prishet humori lehtësisht, por ajo që do të rezultojë në fund është që do të ndihen të vlerësuar për kreativitetin dhe bukurinë e formës së të menduarit.


e.gj/Shqiptarja.com