Horoskopi i datës 1 korrik 

Horoskopi i datës 1 korrik 
Horoskopi i ditës së sotme datë 1 korrik 2015

Dashi 

Do jeni të zënë me punë dhe projekte të reja gjate kësaj dite dhe ka shume mundësi ta lini pas dore personin që keni në krah. Mirë do jetë që të flisni me të dhe t'ia shpjegoni situatën. Beqarët në momentin që më pak e presin do kenë dashuri me shikim të parë. 

Demi

Ditë mjaft e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t'iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Do e shihni që keni për të përjetuar emocione të mëdha. Për beqarët nuk priten dashuri me shikim të parë, por mundësitë për aventura emocionuese do ekzistojnë. 

Binjaket

Dita do jetë shumë e mirë sot për juve që jeni në një lidhje. Do flisni hapur me personin që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ngrohet edhe më tepër. Beqarët do i marrin gjërat me ngadalë dhe ka mundësi të humbasin disa mundësi të shkëlqyera për takime. 

Gaforrja 

Qielli i dashurisë do jetë i mbushur me re gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe në çdo moment do kërkoni të dalë e juaja. Beqaret do kenë mosmarrëveshje të mëdha në punë dhe nuk do jenë aspak në humor të dalin nëpër takime. 

Luani

Zemra juaj do rrahë edhe më fort gjatë kësaj dite. Partneri do përgatisë surpriza të njëpasnjëshme dhe do ju bëjë të ndiheni për mrekulli. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm për të ndryshuar statusin që kanë. Nesër mund të pendohen për hapat e hedhur.

Virgjeresha 

Mos e lini për asnjë çast pas dore partnerin tuaj sot, përkundrazi mundohuni të mendoni për surpriza nga më të ndryshmet. Të dy keni nevoje të dilni nga rutina ku jeni futur. Beqarët do kenë vështirësi për ta bërë për vete personin që pëlqejnë dhe do mbeten ende vetëm. 

Peshorja

Jeta juaj në çift do ketë përmirësime të mëdha gjatë gjithë kësaj dite. Do jeni më tolerante me partnerin tuaj dhe do argëtoheni pa fund me të. Beqarët do realizojnë disa takime interesante, megjithatë mirë është të mos nxitohen për asgjë. 

Akrepi 

Partneri juaj do bëjë të pamundurën gjatë kësaj ditë që t'ua plotësojë dëshirat më të zjarrta. Nuk do jetë e lehtë në fakt, por ju duhet ta vlerësoni për përpjekjet. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë dhe do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. 

Shigjetari

Ditë mjaft e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t'iu vijnë dhe keni për t'u ndier për mrekulli. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. 

Bricjapi

Për të gjithë ata që janë në një lidhje do ketë tronditje të forta sot. Nuk do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe mund të mendoni edhe për një ndarje. Kujdes para se të merrni vendimin përfundimtar.

Ujori

Venusi do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe gjërat kanë për t'iu ecur më së miri. Do flini qetësisht edhe për tema delikate dhe do i zgjidhni ato. Beqarët do kenë takime të papritura të cilat mund t'ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. 

Peshqit 

Jeta juaj në çift do jetë përgjithësisht e qëndrueshme sot. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqarët do jetë mjaft të shqetësuar lidhur me një çështje familjare dhe nuk do e kenë mendjen të krijojnë një lidhje..

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë