Horoskopi i datës 30 qershor 

Horoskopi i datës 30 qershor 
Horoskopi i ditës së sotme datë 30 qershor 2015.

Dashi 

Komunikimi në çift do jetë i shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite. Kjo do e bejë edhe më të bukur jetën tuaj prandaj shfrytëzojeni sa të mundni çdo sekondë. Beqarët duhet të bëjnë ende durim në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. 

Demi

Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet mjaft gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe do preferoni të qëndroni vetëm. Beqarët duhet të dalin sa me shumë dhe të realizojnë takimet sa të mundin. 

Binjaket
 
Ditë shumë e qetë dhe pa të reja kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do qëndroni gjatë pranë partnerit sepse do jeni të angazhuar me punë. Beqaët do ndihen të përhumbur dhe nuk do jenë gati për të filluar një lidhje. Do mbeten me të njëjtin status. 

Gaforrja

Nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni shumë rreziqe sot ju që jeni në një lidhje sepse situata mund t'iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Do ndiheni të dërrmuar. Beqarët më në fund do jenë me fat. 

Luani
 
Gjëra të çuditshme do ndodhin sot në jetën tuaj në çift. Matuni mirë para se t'i thoni ndonjë gjë partnerit sepse gjërat mund të marrin drejtimin e gabuar. Beqarët duhet të qëndrojnë larg  disa personave që do i joshin me fjalë të bukura. 

Virgjeresha

Ditë e paqëndrueshme dhe për disa goxha problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni para se të mendoni dhe do gaboni rëndë. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë, por duhet të presin kohën për të joshur dikë që pëlqejnë. 

Peshorja 

Dashurohuni pa dorashka sot juve që jeni në një lidhje dhe shprehini ndjenjat sa më shumë që të mundeni. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Beqarët do jenë indiferente ndaj çdo ftesë që do ju bëhet sepse do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë. 

Akrepi 

Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj në çift ka rrezik të ketë përkeqësime gjatë kësaj dite. Do e qortoni gjithë kohës personin që keni në krah dhe kjo do e acarojë atë. Beqarët më në fund do marrin propozime serioze të cilat mund t'ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. 

Shigjetari

Ditë e shkëlqyer kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohën në pëllëmbë të dorës dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa surpriza. 

Bricjapi 

Dita e sotme do jetë tërësisht e qetë sot për ju që jeni në një lidhje. Nuk do druheni të flisni për çdo gjë hapur me partnerin dhe këtë ai do e vlerësojë tej mase. Beqarët do kenë një ditë të animuar, por jo të gjithë do mund të ndryshojnë status. 

Ujori 

Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Do ndiheni gjithë kohës mirë me atë që keni në krahë dhe nuk do preferoni të ndaheni asnjë çast. Beqarët do e gjejnë më në fund personin që kanë kërkuar dhe do e fillojnë një lidhje e cila nuk dihet nëse do jetë afatgjatë. 

Peshqit 

Yjet do jenë të pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj në çift prandaj gjërat do shkojnë për mrekulli. Do buzëqeshni gjithë kohës dhe do ndiheni të lumtur. Beqarët do kenë takime interesante me persona të cilët janë vlejtë t'i kesh pranë. Shumë shpejt ata do krijojnë një familje të bukur. 

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë